I moshuari në Durrës kundërshton urdhrin për evakuim: Kam derrat e qentë!

I moshuari në Durrës kundërshton urdhrin për evakuim: Kam derrat e qentë!

Situata në Durrës është vështirësuar këtë të enjte, me daljen e lumit Erzen nga shtrati që ka sjellë shtim të sipërfaqeve të përmbytura në këtë qark. Sidomos në fshatrat e Sukthit dhe Katundit të ri, ku autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuim të menjëhershëm, të banorëve. Por jo të gjithë po i binden këtij urdhri. Ndue Prenga është një prej tyre. Ai tregon për Klan News, se nuk mund të largohet për shkak të derrave e qenve që ka në shtëpi. “Situata është shumë keq, katër herë jam përmbytur. Akoma s’kam larë borxhet e herës së parë, të dytë e të tretë.”, shprehet i moshuari. Ai shton: “Më kanë qit (nxjerrë) zero!”. Qytetari tregon se uji i është futur në banesë rreth orës 4 e gjysmë...