“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Turistët amerikanë prej vitesh kanë zgjedhur destinacione të njohura si Parisi, Kankuni dhe Roma për pushimet e tyre. Sipas një artikulli të gazetës amerikane “HuffPost”, vitin e ardhshëm pritet të spikasin vende të reja e më pak të eksploruara, që po fitojnë popullaritet në botën e udhëtimeve. Në artikullin e “HuffPost” për 25 destinacionet më të rekomanduara të vitit 2026, Shqipëria shfaqet si një nga zgjedhjet më të veçanta. Blogerja e udhëtimeve Esther Susag e përshkruan vendin si “një nga perlat e fundit të fshehura të Evropës”, duke theksuar se Riviera Shqiptare ofron të njëjtat ujëra të kristalta dhe bregdet dramatik si Greqia apo Kroacia, por me një përparësi të madhe, çmime më të përballueshme dhe më pak turmë turistësh. Sipas ekspertëve, ndërsa vizitorët ndërkombëtarë po...