Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Një qytetar ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan zvarritjen e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor për dëmshpërblim, pas një dënimi penal të padrejtë. “Stop” ka siguruar vendimin e formës së prerë, i cili nuk lejon apelim në Gjykatën Administrative të Apelit dhe është ligjërisht i ekzekutueshëm. Përmbaruesi Ilia Elezi shpjegon se ngërçi është krijuar nga Ministria e Financave, e cila ka depozituar apelim ndaj një vendimi të paapelueshëm duke bllokuar padrejtësisht procedurën e ekzekutimit të dëmshpërblimit. Gazetari i “Stop” u interesua drejtpërdrejt pranë Ministrisë së Financave, duke kontaktuar me personin përgjegjës për ndjekjen e kësaj procedure. Përfaqësuesja e institucionit pranoi se bëhej fjalë për një lapsus procedural. Punonjësja e Ministrisë: Është apeluar nga institucioni, jo personalisht nga unë….Ok! Do të ta shoh dhe...