8 Marsi/ Të dhënat e RCC: Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat
Në vendet e Ballkanit Perëndimor, gratë vazhdojnë të jenë dukshëm më pak të pranishme në tregun e punës sesa burrat dhe, edhe kur punojnë, shpesh paguhen më pak. Të dhënat e publikuara nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas tregojnë se vetëm rreth 51% e grave në rajon janë të punësuara, ndërsa për burrat kjo shifër arrin në 70%. Diferenca prej afro 20 pikë përqindjeje është pothuajse dy herë më e madhe se mesatarja në Bashkimin Evropian. Sipas analizës së RCC, pjesëmarrja e grave në tregun e punës në rajon mbetet e ulët edhe për shkak të pengesave strukturore. Shkalla e aktivitetit të grave është rreth 55%, dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së që arrin në 70%. Megjithëse...
Burimi:
javanews.al