Sllovenia ndalon përdorimin e mediave sociale nga të miturit nën 15 vjeç

Sllovenia ndalon përdorimin e mediave sociale nga të miturit nën 15 vjeç

Sllovenia po përgatit një projektligj që synon të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 15 vjeç. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Matej Arkon, i cili theksoi se iniciativa është marrë nga Ministria e Arsimit, duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera dhe me përfshirjen e ekspertëve të arsimit dhe teknologjisë digjitale. “Ka qenë një çështje shumë e diskutuar në mbarë botën dhe në Evropë muajt e fundit. Me këtë projektligj, ne si qeveri po tregojmë se kujdesemi për fëmijët tanë,” u shpreh Arkon pas mbledhjes së kabinetit. Projektligji pritet të përfshijë rregulla për platformat kryesore të mediave sociale, si TikTok, Snapchat dhe Instagram, duke synuar mbrojtjen e të miturve nga efektet negative të përdorimit të tepërt, si...