Skenarët e rrëzimit të PS nga brenda? Kthupi: Opozita mund të ofrojë votat
Aktivisti Aulon Kalaja dhe avokati Rezart Kthupi flasin për skenarët e mundshëm për rrëzimin në Parlament të mazhorancës së Partia Socialiste e Shqipërisë. Gjatë debatit, Kalaja u ndal te dinamika e brendshme e grupit parlamentar socialist, duke përmendur ndikimin që, sipas tij, kanë figura të caktuara brenda mazhorancës. Ai deklaroi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku disponon mbështetje nga rreth 12 deputetë në grupin parlamentar të PS-së. Sipas tij, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka deputetë që e mbështesin, ndonëse në numër më të vogël. “Nëse këta largohen, PS zbret në 71 deputetë apo edhe më pak. Veliaj do ta nxjerrë kokën kur Rama të jetë në krizë”,-u shpreh Kalaja në ”News 24”, duke shtuar se disa ministra konsiderohen pranë Ballukut dhe duke ngritur pikëpyetje pse,...
Burimi:
kohajone.com