Skemë mashtrimi! Marrin 40 mijë euro nga 55-vjeçari, arrestohen 3 persona, 2 shpallen në kërkim (EMRAT)

Skemë mashtrimi! Marrin 40 mijë euro nga 55-vjeçari, arrestohen 3 persona, 2 shpallen në kërkim (EMRAT)

Momente nga arrestimi TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit. Përmes një skeme mashtrimi ata kanë arritur t’i marrin një 55-vjeçari një shumë prej 40 mijë eurosh. Policia bën me dije se autorët kanë komunikuar përmes një aplikacioni ku ju kanë prezantuar 55-vjeçarit si persona të njohur. Tre nga të autorët e ngjarjes janë: 1. Krenar Toromeni, 2. Ilia Gjini, 3. Artur Lecini. Forcat blu kanë kryer kontrolle në banesën e Artur Lecinit, ku është zbuluar një ambinet i përshtatrur për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar sasi droge, 4 telefona dhe 1 automjet tip “Audi Q5” me të cilin 5 shtetasit...