Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar asnjë taksë përmes’ Durana Tech Park’
Të gjithë personazhet kryesore të dosjes AKSHI, të cilët deri më tani kanë përfituar fonde publike përmes paracaktimit të fituesve dhe fryrjes së kostove në tendera, ishin përgatitur që nga 1 janari 2026 të mos paguanin asnjë lek taksa për qindra miliona euro që vijonin të merrnin nga buxheti i shtetit. Skema e ndërtuar për këtë qëllim parashikonte kalimin formal të aktivitetit drejt Durana Tech Park, përmes krijimit të kompanive të reja me emra të ndryshëm, por me të njëjtët pronarë dhe administratorë që qëndrojnë pas subjekteve të përfshira në dosjen e AKSHI-t. Skema lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet fiskale që hynë në fuqi nga viti 2026. Pas presionit ndërkombëtar, qeveria u detyrua të hiqte privilegjin e tatim-fitimit 5 për qind për kompanitë e teknologjisë së informacionit, duke...
Burimi:
gijotina.com