Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Skema mashtruese me dëm mbi 200 mln euro/ Gjermania padit izraelitin e grupit të Amant Yosifit, “udhëhoqi” një qendër thirrjesh në Tiranë
armant josifi GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë zbuluar një skemë mashtrimi në qendër të të cilit qëndron një shtetas 50-vjeçar izraelit dhe gjeorgjian, pjesë e një grupi të njohur, i cili ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 230 milionë eurosh, raporton media gjermane. Bëhet fjalë për një rrjet mashtrimi ndërkombëtar të njohur si "Grupi Milton", të Amant Josifit, i cili ka zhvatur në zonën gjermanishtfolëse, mbi 1 mijë njerëz, të cilët kanë rënë viktimë e mashtrimit. Ndërkohë, zyra e Prokurorit Publik të Bambergut, Zyra Qendrore e Krimit Kibernetik të Bavarisë, ka ngritur padi ndaj 50-vjeçarit dhe bëri me dije lajmin përmes një deklarate publike. Sipas mediave gjermane, 50-vjeçari Mikheil B., dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal që drejtonte disa qendra thirrjesh në vende të ndryshme edhe në...