Skema “mafioze” me mikrokreditë/ GJKKO rikthen dosjen për hetim, SPAK ka 5 kohë për ta plotësuar
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kthyer mbrapsht dosjen e SPAK-ut për skemën e mikrokredive me 27 të pandehur dhe e ka dërguar përsëri tek prokuroria për plotësim hetimesh. Gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi të kalojë çështjen për gjykim, sepse materiali i dorëzuar nga SPAK-i konsiderohet i paplotë për të vazhduar në fazën e gjykimit. GJKKO i ka lënë një afat 5-mujor prokurorit Edvin Kondili që të plotësojë materialin para se çështja të kalojë për gjykim. Kjo dosje fillimisht ka qenë në duart e Prokurorisë së Tiranës por kjo e fundit ia kaloi SPAK-ut, i cili mbylli dosjen më 23 Korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy 'kokat' e grupit, Elda Ibro dhe Arben Meskuti. ...
Burimi:
zeri.ai