Skema 1.2 mln euro në Bankers: Skrapi i shtetit u shit për borxhet private 

Skema 1.2 mln euro në Bankers: Skrapi i shtetit u shit për borxhet private 

leonidha Çobo-Shkëlqim Kapllanaj TIRANË- Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Fier urdhëroi kompaninë Bankers që t’i paguante rreth 600 mijë dollarë paga, ish drejtorit të saj Leonidha Çobo për largimin e tij nga puna. Me vendimin e gjykatës dhe urdhrin përkatës të ekzekutimit, Çobo kontraktoi një zyrë përmbarimore për të mbledhur borxhin nga Bankers. Zyra e quajtur Private Enforcement Group tentoi të gjejë para të Bankers në bankat shqiptare, por pa sukses. Të gjendur para këtij fakti, përmbaruesit gjetën një metodë tjetër për të marrë paratë e klientit të tyre: bllokuan skrapin e shtetit për ta shitur me qëllim që të merrnin paratë, që Bankers duhet t’i paguante ish drejtorit të saj. Sipas Kapitalit, pavarësisht paralajmërimeve nga AKBN, si përfundim, skrapi iu...