Skema 1.2 mln euro në Bankers! Përmbaruesit shitën skrapin e shtetit për borxhet private

Skema 1.2 mln euro në Bankers! Përmbaruesit shitën skrapin e shtetit për borxhet private

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompaninë Bankers Petroleum që t’i paguante rreth 600 mijë dollarë paga, ish drejtorit të saj Leonidha Çobo për largimin e tij nga puna. Me vendimin e gjykatës në dorë dhe urdhrin përkatës të ekzekutimit, zoti Çobo kontraktoi një zyrë përmbarimore për të mbledhur borxhin nga Bankers. Zyra e quajtur Private Enforcement Group tentoi të gjejë para të Bankers në bankat shqiptare, por pa sukses. Kompania kineze që shfrytëzon naftën shqiptare prej vitesh nuk ka asnjë llogari aktive në Shqipëri, me qëllim që të mos i ekzekutojnë dot borxhet e shumta që ka akumuluar ndaj kreditorëve privat, por edhe detyrimet ndaj shtetit. Për pagesat e domosdoshme që...