Skandali seksual i Safet Gjicit! Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese
Safet Gjici TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese. Gjici kërkon në Kushtetuese prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Ish-kryebashkiaku i Kukësit u dënua fillimisht me 4 vite e 6 muaj burg për një aferë seksuale që ndodhi në ambientet e Bashkisë Kukës me Alma Kaçin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje të dënimit në 3 vite. Ndërkohë, edhe Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të “korrupsionit aktiv”. Në 19 maj 2025, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur në masën “arrest në shtëpi”. Gjici...
Burimi:
zeri.ai