SKANDALI / Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës, vendimi i gjykatës (FOTO)

SKANDALI / Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës, vendimi i gjykatës (FOTO)

Raiffeisen Bank TIRANË- Zaptimi i hapësirës publike vijon të jetë një çështje e diskutuar, teksa së fundmi në qendër të saj ndodhet një prej institucioneve financiare më të mëdha në vend, Raiffeisen Bank. Sipas WebLajm rezulton se kjo bankë e nivelit të lartë ka zaptuar rreth 70 metra katrorë trotuar që janë përdorur për interes privat, në pjesën e pasme që lidh Rrugën e Kavajës me Rrugën e Durrësit. Pas ankesave të banorëve, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë konstatoi ndërtimin pa leje, vendosi gjobë dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike dhe kthim të trotuarit në shërbim të publikut. Nga ana tjetër, banka  e kundërshtoi vendimin dhe iu drejtua dyerve të gjykatës, por edhe kjo e fundit i dha të drejtë  Inspektoratitë të...