Skandali/ Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës. Institucionet mbyllin sytë
Shumë institucione publike ndër muaj e vite, bënë fiks dy sy qorr dhe veshët e shurdhër përballë një zaptimi të hapësirës publike. Zaptuesi nuk ishte një i fortë apo lac rrugësh, as më shumë e as më pak ishte selia qendrore e Raiffeisen Bank Albania.Në pjesën e pasme që lidh Rrugën e Kavajës me Rrugën e Durrësit, në një lagje autoktone tiranase e në mes të kryeqytetit, Raiffeisen Bank e ktheu hapësirën publike dhe trotuarin në një strehë për kondicionerët e zyrave. Kjo situatë në plot 70 m2, sipas IMT, është ndërtuar pa leje, e pikërisht nga një institucion që ligjin dhe lejen do duhet t’i ketë të shenjta. Pra, BANKA.I vetmi institucion që guxoi të përballej pa u joshur, edhe pse Raiffeisen Bank ka...
Burimi:
sot.com.al