Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur pezullimin nga detyra të dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit, Klesti Çela dhe Fatmir Meta. Mësohet se drejtori i Mjedisit në IKMT ka dhunuar drejtorin e zbatimit të vendimeve, Fatmir Meta. Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete. Por për Dashnor Sulën ngjarje të tilla nuk do kalojnë papërgjegjësi. “Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi”, thekson njoftimi i Inspektorit të Përgjithshëm. Me tej shtohet se: “Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune,...