Skandali në heshtje, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën importit të medikamentit

Skandali në heshtje, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën importit të medikamentit

Një tjetër alarm i rëndë po ngrihet mbi mënyrën se si Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Klodian Allajbeut dhe Rasim Hamzaraj po ushtron përgjegjësinë e saj ndaj shëndetit publik. Në qendër të shqetësimit ndodhet një medikament antitumoral i prodhuar në Maltë me përfaqësues vendas, shpërndarësin farmaceutik Megapharma, i cili, sipas burimeve të besueshme, nuk ka përmbushur kriteret laboratorike gjatë analizave fillestare, por megjithatë ka avancuar në procesin e regjistrimit. Sipas të njëjtave burimeve, mostrat e para të dorëzuara për analizë kanë rezultuar problematike, ndërsa më pas janë zëvendësuar me mostra të tjera, të cilat kanë mundësuar vijimin e procedurës. Një praktikë e tillë, përbën një shkelje të rëndë të parimeve të sigurisë farmaceutike dhe një rrezik të drejtpërdrejtë...