Skandali/ Ministrja e Shëndetësisë pranon dështimin: QSUT nuk do bëjë analiza për të shtruarit se nuk ka fonde
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ditën e sotme ka pranuar se në QSUT pas datës 20 prill nuk do të mund të kryhen analiza për të shtruarit. Shkak për këtë janë mungesa e fondeve. Ajo tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij. “Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja. Më tek ministrja vijoi me propagandën e qeverisë teksa tha se ka miratuar sot disa ndryshime sa i takon funksionimit të Komisionit të Çmimeve të Barnave....
Burimi:
gijotina.com