SKANDALI/ Menaxherja e deleguar e Wolt presion motorristëve, zbulohen mesazhet hakmarrëse për protestuesit

SKANDALI/ Menaxherja e deleguar e Wolt presion motorristëve, zbulohen mesazhet hakmarrëse për protestuesit

motorristet e wolt ne proteste-mesazhi i menaxheres TIRANË- Motorristët e Wolt po protestojnë tashmë prej gati një jave, duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagesave. Ata shprehen se puna që kryejnë nuk reflektohet në pagat që marrin, ndërsa mungojnë edhe garancitë bazë të punësimit. Punonjësit janë penalizuar nga aplikacioni i Wolt, duke i nxjerrë ofline për arsyen se po protestojnë, sipas tyre, si një formë presioni të ushtruar nga kompania për shkak të protestave të tyre. Madje, janë zbuluar edhe mesazhet hakmarrëse për protestuesit nga menaxherja e deleguar e Wolt. Përmes një mesazhi, menaxherja paralajmëron punonjësit se, kushdo që bëhet pjesë e protestave kosiderohet automatikisht i pushuar nga puna. Ajo sqaron se forma e pagesës me përqindje dhe jo rrogë bazë...