Skandali me ushqimin për kafshët, çështja kalon në Prokurori. Sasia u kap me aflatoksinë

Skandali me ushqimin për kafshët, çështja kalon në Prokurori. Sasia u kap me aflatoksinë

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula thotë se çështja e ushqimit për kafshët që u kap me aflatoksinë në Shkodër, është referuar në Prokurori për ndjekje penale. Rasti përfshin subjektin “MODI”, ku sipas autoriteteve janë konstatuar shkelje serioze gjatë importit dhe përdorimit të misrit rifuxho. Analizat laboratorike të kryera më 26 shkurt 2026 kanë zbuluar praninë e aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore. Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët kanë evidentuar mungesë të theksuar të gjurmueshmërisë së produktit. Nga 104 tonë misër të importuar në fund të vitit 2025, pjesa më e madhe rezultonte e përzier dhe pa identifikim të loteve. Akoma më shqetësues është fakti se në kontrollin fizik të datës 4 mars 2026 janë gjetur vetëm 9.5 tonë nga...