Skandali, koncesionari i Sterilizimit lë gropë shërbimin, firma shtetërore shpenzon 5 milionë euro me negocime

Skandali, koncesionari i Sterilizimit lë gropë shërbimin, firma shtetërore shpenzon 5 milionë euro me negocime

Një nga koncesionet më të debatuara në shëndetësi ka qenë sterilizimi i pajisjeve mjekësore, shërbim që iu dha privatit në vitin 2015, ndërkohë që fatura e kripur që pagoi shteti ishte rreth 120 milionë euro. Ndërkohë, shtetarët që firmosën letrat dhe privatët që përfituan këtë shumë për rreth një dekadë, kanë një gjyq të hapur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pas përfundimit të afatit të koncesionit, qeveria vendosi shtetëzimin e këtij shërbimi, duke krijuar edhe një kompani shtetërore, në varësi direkte të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në janar të vitit 2026, ministrja Evis Sala firmosi aktin e themelimit të firmës shtetërore që merrte sterilizimin, duke e quajtur kompaninë “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit”. Ndërkohë, në ditët...