SKANDALI/ Kamera high luxury në Tushemisht, çfarë fshihet pas kostove marramendëse për shtyllat?

SKANDALI/ Kamera high luxury në Tushemisht, çfarë fshihet pas kostove marramendëse për shtyllat?

Ilir Xhakolli POGRADEC-Në Tushemisht, teknologjia moderne është ngritur mbi shëtitore! 58 kamera të vendosura në shtylla çdo 20 metra kanë marrë vëmendjen e banorëve dhe jo vetëm, duke nxitur një debat në rrjete sociale. Pamjet janë bërë virale në internet dhe të gjithë po pyesin se për çfarë duhen apo shërbejnë gjithë këto kamera, në një fshat turistik që nuk është i njohur për krime apo ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë. Së fundmi edhe inxhinieri Azmer Duleviç ka postuar një video nga Tushemishti, i cili shprehet se situata nuk ka kuptim dhe dy-tre kamera do të mjaftonin për të mbuluar shëtitoren. Projekti, pjesë e bashkëpunimit mes AADF, FSHZH dhe Bashkisë Pogradec me pesëdhjetë e tetë shtylla inteligjente me kamera, sensorë e Wi-Fi publik të cilat qëndrojnë...