Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për “pallatin në pajë” të Linda Ramës. Ai e cilësoi “Mafien e Surrelit” si më të rrezikshmen në Europë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion në tendera dhe punë publike. Berisha tha se për ndërtimin e pallatit nuk ekziston asnjë faturë zyrtare doganore, tatimore apo ndërtimore. Sipas tij, hetimi për origjinën e pasurisë u ndërpre pas shkarkimit të ish-zyrtares së ILDKP-së, Zana Xhuka. Ai shtoi se kompania që ndërtoi pallatin përfitoi fonde të fryra në projektin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, duke e çuar koston në rreth 300 milionë euro. Deklarata Mafia e Surrelit është mafia më e rrezikshme e Europës.Është mafia që u kushton shqiptarëve...
Burimi:
gijotina.com