Skandali i misrit të kontaminuar/ 104 ton misër i mykur hyn në treg, AKU masa dhe kallëzim në prokurori

Skandali i misrit të kontaminuar/ 104 ton misër i mykur hyn në treg, AKU masa dhe kallëzim në prokurori

Inspektorët e AKU Shkodër nuk respektuan urdhrin e ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, të cilët që nga muaji nëntor ata duhet të analizonin çdo ngarkesë me misëri që importohej në Shqipëri. Por kjo komandë nuk u zbatua për subjektin pulari Modi në Malësi të Madhe. Gjatë dy muajve të fundit të 2025 ky biznes ka importuar 104 ton misër serb të kontaminuar me alfaltoksinë. Duke qenë jashtë rrezes së AKU-së 94 ton misër me myk shkoi ushqim për pulat. Sipas Kryeinspektorit Dashnor Sula, produktet e mishit dhe të vezëve nga ky biznes nuk janë të rrezikshme për konsumatorin, edhe pse është shkelur ligjet e sigurisë ushqimore. “Në vijim të verifikimeve është konstatuar që subjekti ka importuar rreth 104 ton misër rifuxho të importuar të importuar...