Skandali i mbetjeve “Kurum”, mbërrijnë në Gjykatën e Durrësit 20 të arrestuarit
Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për verifikimin e kushteve të masave të sigurimit personal 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurum. 13 prej tyre janë në masë sigurie arrest në burg dhe 7 arrest në shtëpi. Të interesuar për pjesëmarrjen në seancë edhe përfaqësues të konsullatës gjermane. Media nuk u lejua për shkak të numrit të lartë të personave dhe masave të sigurisë. Lajmi në përditësim… Top Channel
Burimi:
top-channel.tv