Skandali i “Kurum”, arrestohet Arta Dollani, drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar

Skandali i “Kurum”, arrestohet Arta Dollani, drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar

arta dollani DURRËS- Arta Dollani, ish-drejtoresha e AKM-së, është lënë në arrest shtëpie, në kuadër të aksionit të Prokurorisë së Durrësit, lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të "Kurum" nga Shqipëria drejt Tajlandës.  Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore. Prokuroria e Durrësit ka lëshuar sot 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhet me kompaninë “Kurum”. Nga këto, 26 janë masa “arrest me burg” dhe...