Skandali i kredive/ Apeli i GJKKO-së liron nga sekuestro një pjesë të llogarive bankare të Olsi Ibros, u vetëvra 2 vite më parë
Olsi Ibro TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë lidhur me masën e sekuestros mbi disa llogari bankare, duke urdhëruar heqjen e saj në emër të Olsi Ibros, i cili i dha fund jetës rreth dy vite më parë. Apeli pranoi pjesërisht ankimin e dorëzuar nga 4 fëmijët e të ndjerit, duke e cilësuar aktin procedural absolutisht të pavlefshëm sa i takon disponimeve mbi llogaritë bankare të nivelit të dytë. Një pjesë e llogarive bankare janë liruar. Në korrik të vitit 2024, Prokuroria e Tiranës sekuestroi kuotat dhe asetet e shoqërive të përfshira në këtë skemë, si dhe të llogarive bankare në emër të të hetuarve. Çështja u kalua për...
Burimi:
zeri.ai