Skandali i hakerimit të SPAK, dosja ndaj ish-drejtorit të Burgjeve dhe dy të tjerëve shkon në gjyq
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen për tre të akuzuarit për hakerimin e kompjuterëve të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Sipas GJKKO për gjykim shkon ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Njoftimi: Në seancën e datës 06.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 328, 329, 331, 332, 332/a, 332/b, 332/dh, 332/e, 332/ë, 332/g dhe 332/gj të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 65, datë 06.03.2026, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale...
Burimi:
gijotina.com