Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Një valë e re reagimesh është shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë dokumenteve të deklasifikuara nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe fotografi të reja që lidhen me Princi Andrew. Sipas përshkrimeve që shoqërojnë materialin, në disa prej pamjeve shihet një burrë që i ngjan ish-dukës së Jorkut në një situatë të diskutueshme me një grua të shtrirë në dysheme. Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku janë realizuar fotografitë, ndërsa mungojnë edhe shpjegime shtesë mbi rrethanat. Dokumentet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili njoftoi se janë hequr ose modifikuar të dhëna personale të viktimave, dosje mjekësore dhe informacione që lidhen me hetimet në vijim. Fytyrat e grave, me përjashtim të Ghislaine Maxwell, janë turbulluar për...
Burimi:
gijotina.com