Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
SKANDAL/ Zbulohen 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura, kontrolli zbulon se…
Një kontroll i Administratës Tatimore në tregtimin e produkteve blegtorale ka zbuluar 4,041 ton ton mish të padeklaruar dhe 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura, duke kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës një subjekt të madh tregtar si dhe duke ngritur shqetësime serioze për evazionin fiskal dhe sigurinë ushqimore në vend. Verifikimet janë kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Administratën Tatimore, e cila ka zbuluar shkelje serioze të legjislacionit tatimor në fuqi dhe një shembull të qartë të evazionit fiskal. Nga kontrolli u identifikuan mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasi ndërkohë që vlera totale e dëmit të konstatuar arrin në rreth 6.4 milionë euro. Rasti është përcjellë Hetimit Tatimor, i cili e ka referuar për ndjekje penale pranë...