Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro

Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro

Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është momentalisht jashtë funksionit edhe për banorët që jetojnë përgjatë saj, pasi ka pësuar 4 shembje, ku dy prej tyre kanë dëmtuar gjithë trupin e karrexhatës. Më problematike paraqitet në anën perëndimore të saj ku të paktën në dy vende e gjithë traseja është dëmtuar rëndë duke bërë që në të të mos kalojë asnjë lloj automjeti. Pjesa më e madhe e banorëve e kanë të pamundur të shkojnë me automjete tek shtëpitë e tyre, ndërsa shembja e rrugës vazhdon, ka vënë në rrezik edhe banesat. Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja, i nisur një vit më parë. Ky projekt po zbatohet...