SKANDAL/ Pacientja me serum në dorë e shtrirë në karriget e korridorit, Vokshi denoncon situatën (FOTO)

SKANDAL/ Pacientja me serum në dorë e shtrirë në karriget e korridorit, Vokshi denoncon situatën (FOTO)

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar rastin e një gruaje e cila po merr shërbim në kushte skandaloze në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Siç shihet në foto, qytetarja me serum në dorë është e shtrirë në korridoret e Urgjencës , pa një shtrat, pa një dhomë, pa dinjitetin minimal që i takon çdo pacienti. Postimi i Albana Vokshit: Një nënë, një grua, një qytetare… e shtrirë në karriget e korridorit të Urgjencës në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, me serum në dorë, pa një shtrat, pa një dhomë, pa dinjitetin minimal që i takon çdo pacienti. Kjo është gjendja reale e shëndetësisë sot. Është një qytetare e sëmurë e shtrirë mbi karrige metalike, në pritje të një shërbimi bazik. Shëndetësia nuk...