Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Saranda për vite me radhë ka qenë një nga qytetet ku fenomeni i ndërtimeve pa leje ka marrë përmasa shqetësuese, ndërsa një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi institucionet që kanë detyrimin ligjor për të kontrolluar territorin. Në qendër të kësaj historie qëndron ish-drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Sarandë, Nasip Hoxha. Për një periudhë të gjatë kohe, Hoxha drejtoi këtë institucion kyç për zbatimin e ligjit në territor, një institucion që duhet të ndalojë ndërtimet e paligjshme dhe të godasë çdo shkelje të ligjit urbanistik. Por gjatë drejtimit të tij, në qytet u shtuan ndjeshëm rastet e ndërtimeve pa leje, ndërsa burime nga administrata lokale dhe persona të përfshirë në proceset e kontrollit të territorit kanë ngritur dyshime të forta...