Skandal në Policinë e Orikumit: SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), përmes Drejtorisë së Hetimit dhe Drejtorisë Rajonale Vlorë–Gjirokastër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për tre punonjës të Policisë së Shtetit në Orikum. Nën këtë masë sigurie janë vendosur: D. L., inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum; A. J., shef i Stacionit të Policisë Orikum; A. F., specialist i Policimit në Zonë pranë të njëjtit stacion. Tre punonjësit e policisë dyshohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal. Sipas hetimeve, në shtator të...
Burimi:
gijotina.com