Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Ka përfunduar në GJKKO seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për personat e pandehur lidhur me skandalin e tenderave të AKSHI-t. Gjykata e Posaçme ka lënë në “arrest shtëpie” drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila akuzohet për tre vepra penale shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal. Edhe ndaj zëvendëses së saj, Hava Delibashi rëndojnë të njëjtat akuza, dhe po ashtu ajo është lënë në “arrest shtëpie”. Po ashtu, GJKKO la në fuqi masat ndaj të akuzuarve të tjerë. Ndaj zëvendës drejtorit të pezulluar për hetimin e Krimit në policinë e Tiranës, Erion Ismaili, SPAK ka ngritur akuzat “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës e kryer në formën e...