Situatë kritike! Vjosa del nga shtrati, evakuohen disa familje, Mersini: Presim ulje pas 12 orësh

Situatë kritike! Vjosa del nga shtrati, evakuohen disa familje, Mersini: Presim ulje pas 12 orësh

Brunilda Mersini VLORË- Situata në lumin Vjosë paraqitet kritike, pasi niveli i ujit ka arritur në 8.6 metra, duke dalë nga shtrati. Raportohet se më shumë se 20 banorë janë evakuuar.  Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, deklaroi se prurjet janë në pikën më të lartë dhe se orët në vijim do të jenë vendimtare. Mersini u shpreh se përmirësimi i situatës pritet pas 12 orësh. Brunilda Mersini: Situata aktualisht është në pikë kritike sepse prurjet janë në nivelin 8.6 metra. Në orët në vazhdim presim një ulje të sasisë së ujit, duke qenë se pjesa e jugut që sjell këto prurje është stabilizuar dhe kjo do të pasqyrohet në harkun kohor të 12 orëve. Në një zonë risku kemi 6 familje që, në rast se do të kalohet...