Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

Rreth 600 abonentë ruralë në qarkun e Korçës aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa nuk ka mungesë energjie në zonat urbane. Konkretisht janë stakuar fidera në:  Korçë: 1 fider Maliq: 2 fidera Pogradec: 2 fidera Bilisht: situatë normale Ersekë: 1 fider Ekipet janë në gadishmëri për riparimin e defekteve që janë në terren. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune. Hidrovori Pogradec në fideri (8-18) Përpunim Druri N/St Pogradec është në punë normale. Ndërkohë prefektura e Qarkut Korçë informon se sipas të dhënave nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk raportohen problematika të reja për shkak të motit të keq. Sipas autoriteteve vijojnë punimet për neutralizimin e plotë të situatave...