Situatë e pazakontë në Vlorë, Orikum dhe në lagunën e Nartës, batica mbyt kishën
Niveli i ujit është rritur në mënyrë të pazakontë në lagunën e Nartës. Fenomenin e ka cilësuar të tillë prifti i manastirit të Zvërnecit, Jani Tereziu, që tregon edhe disa prej shkaqeve që mund të kenë çuar në këtë situatë. Sipas tij, bllokimi i kanalit të madh shkarkues të lagunës, i cili prej kohësh nuk po funksionon siç duhet për të larguar ujin drejt detit, por edhe reshjet e shumta të shiut mund të kenë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit “Është një situatë që nuk e kemi parë më parë në këto përmasa. Uji nuk ka dalje dhe për pasojë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur sipërfaqe të tëra”, u shpreh Jani Terziu, administrator manastiri “Fjetja e Shën Mërisë” në Zvërnec, të Vlorë....
Burimi:
top-channel.tv