Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Situata nga moti i keq, policia bën thirrje: Ja akset ku duhet të përdorni zinxhirë
Për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe në disa zona edhe reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, njësitë “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren për menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe për ndihmën ndaj qytetarëve. Si pasojë e reshjeve të borës dhe mjegullës, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore. Sipas Policisë së Shtetit, akset rrugore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, si dhe Rruga e Kombit dhe aksi Llogara, paraqesin prezencë dëbore në rrugë. Autoritetet bëjnë me dije se në këto segmente është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore...