Situata në Lindjen e Mesme, Kamberi: SHBA goditi Iranin për të imponuar paqen

Situata në Lindjen e Mesme, Kamberi: SHBA goditi Iranin për të imponuar paqen

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi thotë se sulmi i SHBA ndaj Iranit lidhet me qasjen e Donald Trump për “paqe përmes luftës” dhe doktrinën e luftës parandaluese. Sipas tij, kjo politikë është vazhdimësi e ndërhyrjeve të mëparshme si në Irak dhe nuk synon luftëra të mëdha, por konflikte që pretendohet të sjellin stabilitet afatgjatë. Ai theksoi gjithashtu se konflikti në Lindjen e Mesme është kompleks dhe në përshkallëzim, për shkak të përfshirjes së fuqive të mëdha si SHBA, Izraeli dhe Irani, si dhe tensioneve historike në rajon. Sipas Kamberit, është ende e paqartë nëse këto zhvillime do të çojnë në një rend të ri botëror apo në një konflikt më të gjerë. ”Ky konflikt që ka filluar në Lindjen e Mesme nuk është një...