Situata në Lindjen e Mesme, ambasadorja: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli
Ambasadorja e Shqipëria në Izrael, Meri Kumbe thotë se aktualisht nuk ka shtetas shqiptarë në situatë rreziku, ndonëse 13 persona kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme. Sipas saj, ata janë kryesisht turistë, studentë dhe prindër me fëmijë të vegjël, të cilët dëshirojnë të largohen për arsye sigurie. ”Nuk ka shqiptarë në situatë rreziku. Ku kemi 13 shqiptarë të cilët kanë kërkuar asistencën tonë për t’u larguar nga vendi. Jemi në kontakte të vazhdueshme. Komuniteti shqiptar këtu është rreth 1.000 persona. Flas për komunitetin shqiptar, të cilët jetojnë këtu prej 30 vitesh. 13 qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë për t’u larguar nga Izraeli, janë në kategorinë turistë, nxënës, studentë dhe dy raste janë prindër...
Burimi:
kohajone.com