Situata në aksin Përrenjas-Librazhd, drejtori i ARRSH për TCH: Po bëjmë verifikim terreni për rrugët sekondare

Situata në aksin Përrenjas-Librazhd, drejtori i ARRSH për TCH: Po bëjmë verifikim terreni për rrugët sekondare

Kreu i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur rreth situatës së aksit Përrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së dherave. Ai u shpreh se rrëshqitja është aktive dhe se mbetet e rrezikshme. Kozeli shtoi ndër të tjera se po bëjnë një verifikim terreni për të parë rrugët sekondare, që do të jenë vetëm për makinat dhe mjetet e emergjencës. “Rruga nuk është e sigurt fatkeqësisht, ndaj edhe perimetri i sigurisë është më lart se dita e djeshme. Patëm shpresë që rezultatet paraprake të sondave do të na lejonin një konsolidim të bypass-it që ndërtuam në kohë rekord, por situata sot është komplet tjetër. Ka një rrëshqitje aktive fatkeqësisht, që me hapjen e motit dhe veprimtarinë e djeshme shpresuam që kishte përfunduar, por rezulton aktive. Tani që u afruam në...