Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë regjistruar 31 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim. Vatrat kryesore aktive janë: • Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. • Gurë-Lurë, Dibër – Vijon operacioni në një perimetër të gjerë. Janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 policore, 11 ADZM, 15 efektivë MZSH dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Janë hapur korridore që kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave; nuk ka rrezik për...
Burimi:
argjiroja.net