Situata me naftën, Bozdo: Rama bën show, qytetarët paguajnë çmimin më të lartë në rajon

Situata me naftën, Bozdo: Rama bën show, qytetarët paguajnë çmimin më të lartë në rajon

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo kritikoi ashpër takimin e kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, duke e cilësuar si një “shfaqje mediatike” që nuk adreson problemet reale të shqiptarëve. Për të Rama u përpoq të delegojë përgjegjësinë e rritjes së çmimit të karburantit tek grosistët, pa marrë asnjë masë për të ulur taksat e larta që rëndojnë konsumatorët. Ai thekson se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon, dy herë më i lartë se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të taksave qeveritare dhe jo krizës ndërkombëtare. Bozdo shtoi se takimi është i pazakontë krahasuar me praktikat e vendeve të Bashkimit Europian, ku nuk është parë që kryeministrat të bisedojnë drejtpërdrejt me tregtarët për çështje çmimi. Ai thekson...