Situata jashtë kontrollit, “tërbohet” Vjosa, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

Situata jashtë kontrollit, “tërbohet” Vjosa, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

autostrada vlore-levan VLORË- Situata e përmbytjeve vijonë të jetë problematike në qarkun e Vlorës dhe Fierit, edhe pse reshjet janë reduktuar me kalimin e orëve të fundit. Mësohet se uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati në zonën e fshatit Bishan, ka hyrë edhe në autostradën Vlorë-Levan. Një aks rrugor prej 500 metra është me ujë dhe kalimi bëhet me vështirësi, ndërsa është bërë edhe devijimi i korsisë së ngadalësimit me sinjalistikë. Autoritetet rrugore dhe strukturat e emergjencës janë në vendngjarje, duke devijuar trafikun dhe duke marrë masa për të siguruar kalimin e automjeteve. Situata mbetet e vështirë dhe monitorohet nga afër nga strukturat përgjegjëse për emergjencat civile./ZËRI