Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv-it dhe Dubai-t. Shkak i pezullimit është bërë situata e tensionuar në Lindjen e Mesme që ka çuar edhe në mbylljen e hapësirave ajërore. Sipas deklartës zyrtare, fluturimet do të jenë të pezulluar deri në një njoftim të dytë. “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton pasagjerët që për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së hapësirave ajërore, të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv dhe Dubait janë anuluar deri në një njoftim të dytë”, deklaron TIA. Top Channel