Sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, eksperti tregon se kush do të paguajë më pak

Sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, eksperti tregon se kush do të paguajë më pak

Këtë muaj nis zbatimi i sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, i parashikuar nga ligji i miratuar në vitin 2021. Ky mekanizëm i cili do të zbatohet nga kompanitë e sigurimeve, synon të sjellë ndikim pozitiv në menaxhimin e riskut dhe në shpërndarjen e kostove të sigurimit. Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini thotë se penalizimi në këtë sistem do të bjerë vetëm mbi drejtuesin e mjetit që kryen kundërvajtje. Nga ky sistem përfitojnë drejtuesit e mjeteve që nuk kanë qenë të përfshirë në aksidente, të cilët do të përballen me një ulje të shumës së sigurimit TPL. ”Referuar ligjit të vitit 2021 për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor, është parashikuar që ky sistem të aplikohet nga kompani siguruese. Është...