Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Dera e drunjtë e shtëpisë në Gryksh të Peqinit së familjes prej 4 anëtarësh që humbi jetën tragjikisht në Itali për shkak të helmimit nga gazi, qëndron e mbyllur, siç ata e kanë lënë para se të largoheshin. Ngjyra e saj e zbehtë, e vjetëruar nga koha dhe vende-vende e dalë boje, thyhet vetëm nga një mbishkrim: “Dari Kola.” Është emri i djalit të familjes Kola, Hajdarit 22-vjeçar, i cili punonte elektricist. Dari, duket se ashtu siç bëjnë shpesh fëmijët gjatë lojërave të tyre, ka shkruar emrin e vet mbi derën kryesore. Një mbishkrim që tashmë përkon me një dhimbje të paimagjinueshme, një tragjedi që me kohën, do të kthehet në një kujtim të trishtë. Hajdari ishte “një djalë shumë i ëmbël dhe punëtor i...
Burimi:
gijotina.com