“Simbolikë e frytit për liri”/ Pavarësia e Kosovës, Minxhozi: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është “farsë”
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, e cilësoi 17 Shkurtin si një datë me peshë të veçantë historike për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Në një lidhje të drejtpërdrejtë , Minxhozi tha se kjo ditë simbolizon frytet e një përpjekjeje të gjatë dhe të pandërprerë për liri, që u kurorëzua me themelimin e shtetit të Kosovës 18 vite më parë. Ai theksoi se pavarësia e Kosovës erdhi falë përpjekjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetjes së forcave aleate dhe rolit të faktorit ndërkombëtar. Duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Minxhozi e quajti atë një proces “kryekëput farsë”. Sipas Minxhozit, procesi fillimisht u ndërtua mbi pretendime për trafikim organesh, por këto akuza, sipas tij, ranë poshtë që në fazat e para....
Burimi:
sot.com.al