Siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra, Jozi Kraja

Siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra, Jozi Kraja

Durim dhe Valter Bami, Jozi Kraja TIRANË-Jozi Ndoj alias Kraja, 37-vjeç i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami.  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.  Njoftimi i policisë: Ekstradohet nga Zvicra, 1...